Ramadani reagon ndaj Haxhiut: Pse nuk e caktove sot seancën e

0%

Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Burim Ramadani ka reaguar pas deklaratës së ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e cila bëri të ditur se të premten do ta caktojë datën e seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Përmes një reagimi publik, Ramadani ka kritikuar vonesën në caktimin e seancës, duke ngritur pyetje lidhur me arsyet e pritjes deri të premten. ​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive Ai, po ashtu, ka akuzuar Haxhiun për rritje të jashtëligjshme të pagesave të tenderëve, duke i bërë thirrje Prokurorisë që të merret me këtë çështje.

“Kjo pushtetarja që rriti jashtëligjshëm pagesën e tenderave për 326% (alo… Prokuroria a jeni këndej?!) paska thënë që të premten e cakton datën e seancës së Kuvendit. Pse s’e caktove sot? Çka paska të premten ndryshe nga sot? Çfarë skenari po përgatisni?”, ka shkruar Ramadani.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi