Rodri i thotë “po” transferimit tek Reali

0%

Real Madridi vazhdon ta ketë Rodrin si objektivin kryesor për repartin e mesfushës, por transferimi i yllit spanjoll nga Manchester City mbetet jashtëzakonisht i vështirë për t’u realizuar. Klubi madrilen është i bindur se fituesi i “Topit të Artë” do të ishte përforcimi ideal për skuadrën e José Mourinhos, ndërsa vetë lojtari e sheh pozitivisht një transferim në “Santiago Bernabéu”.

Sipas raportimeve nga Spanja, Reali ka marrë sinjale inkurajuese nga kampi i Rodrit dhe e ka arritur një marrëveshje në parim me lojtarin për kushtet personale të kontratës. Megjithatë, pengesa më e madhe mbetet Manchester City, i cili nuk ka hapur ende negociata dhe nuk e ka ndërmend ta lejojë largimin e mesfushorit.

Rodri ka kontratë me kampionët e Anglisë deri në verën e vitit 2027 dhe konsiderohet si një nga shtyllat kryesore të projektit të ri të klubit. Për këtë arsye, drejtuesit e Cityt nuk janë të gatshëm të ulen në bisedime, pavarësisht interesimit të madh nga “Los Blancos”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në Madrid besojnë se triumfi i Rodrit me Spanjën në Kupën e Botës dhe paraqitjet e tij të shkëlqyera e kanë konfirmuar edhe një herë si mesfushorin më të mirë në botë në rolin e tij. Megjithatë, presidenti Florentino Pérez vazhdon të ketë rezerva për shkak të moshës së lojtarit, i cili sapo i ka mbushur 30 vjet, si dhe rikthimit të tij pas lëndimit të rëndë në gju.

Për momentin, operacioni mbetet në fazën e pritjes. Real Madridi nuk dëshiron të heqë dorë nga Rodri, por do t’i duhet ta bindë Manchester Cityn të ndryshojë qëndrim nëse dëshiron ta sjellë spanjollin në “Santiago Bernabéu” gjatë kësaj vere.

Burimi: Bota Sot