Spitali i Gostivarit ka rezervuar ujë teknik për nevoja higjienike

0%

Për të përmbushur nevojat higjienike të pacientëve dhe punonjësve në Spitalin e Gostivarit, uji është siguruar nga autobotët. Nga Administrata e Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Ferid Murad” – Gostivar njoftojnë se që nga mbrëmë është instaluar një autobot uji në zonën e spitalit.

Mjeti është siguruar nëpërmjet bashkëpunimit me Ndërmarrjen Publike të Shërbimeve “Tetovë” – Tetovë dhe do të jetë në dispozicion në periudhën në vijim. “Autoboti do të përdoret nga pacientët dhe stafi i spitalit për nevoja higjienike dhe teknike, me qëllim sigurimin e kushteve më të mira të mundshme për funksionimin e qetë të spitalit, tha administrata e spitalit.

Dje, drejtori i spitalit, Emri Bajrami tregoi se është siguruar ujë i pijshëm në shishe për të gjitha departamentet e spitalit, i destinuar për pacientët, dhe kështu ata kanë qasje në ujë të pijshëm të sigurt. Pas problemeve që lindën me ndotjen e ujit në furnizimin me ujë të qytetit, spitali u përball me një numër jashtëzakonisht të shtuar ekzaminimesh dhe një fluks pacientësh.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi