Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës pas një incidenti me armë zjarri që ndodhi në fshatin Kosuriq të Pejës, ku një kalimtar i rastit mbeti i lënduar. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur të martën, më , pasi Stacioni Policor në Pejë u njoftua për të shtëna me armë zjarri në këtë fshat.
“Policia menjёherё kanё dalë në vendngjarje, ku ёshtё takuar viktima i cili deklaron se ka pasur njё pёrleshje fizike me njё person, i cili së bashku me një të dyshuar tjetër pas pёrleshjes në vendngjarje ka shtёnё me armё zjarri, me ç’rast gёrvishtje ka pёsuar njё kalimtar rasti, i cili ёshtё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё për trajtim mjekësor.
Nё vendin e ngjarjes ёshtё gjetur njё gёzhojё, ku me urdhёr tё prokurorit ёshtё bёrё kontroll/bastisje nё shtёpinё e tё dyshuarve”, thuhet në njoftim. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, policia ka gjetur një gëzhojë. Me urdhër të prokurorit është kryer kontroll në shtëpitë e të dyshuarve, ku janë sekuestruar një armë zjarri, një karikator dhe një gëzhojë.
Pas arrestimit dhe intervistimit nga hetuesit, me vendim të prokurorit të shtetit, njëri prej të dyshuarve është dërguar në ndalim për 48 orë, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt. Policia ka njoftuar se hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.
