I dënuar me 24 vite burg për vrasje me paramendim, arrestohet në

0%

Një 60-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Angli, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë. Bëhet fjalë për Sabri Sopotën, i dënuar nga Gjykata e Dibrës me 24 vite burg për vrasje me paramendim. Njoftimi i policisë: Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”.

Lokalizohet, kapet dhe arrestohet në Angli, një shtetas i dënuar me 24 vjet burgim, për vrasje me paramendim. Si rezultat i koordinimit informativ dhe operacional ndërmjet homologëve të Interpol Tiranës dhe Interpol Manchester, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, u kap në Angli, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Sabri Sopoti, 60 vjeç.

Gjykata e Dibrës, e ka dënuar këtë shtetas, me 24 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Më datë , shtetasi Sabri Sopoti ka vrarë me armë zjarri (automatik), shtetasin B. K. Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Manchester, me qëllim ekstradimin e 60-vjeçarit, në Sh qipëri.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot