Dremjaku pa ujë gjatë ditës, ndërprerja për shkak të zëvendësimit të

0%

KRU “Bifurkacioni ” ka njoftuar se gjatë ditës së sotme më 22 korrik do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në fshatin Dremjak të Ferizajt. Sipas njoftimit, ndërprerja është planifikuar për shkak të punimeve teknike në terren, të cilat po zhvillohen në kuadër të projektit për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me ujëmatës të rinj.

Nga kompania bëjnë të ditur se furnizimi me ujë pritet të rikthehet duke filluar nga ora . Konsumatorët janë falënderuar për mirëkuptimin dhe janë ftuar të marrin masat e nevojshme deri në rikthimin e furnizimit normal me ujë.

Burimi: Telegrafi