Aksident i rëndë në Lushnje, furgoni përplas mjetin bujqësor, një i

0%

Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në afërsi të Rrethrrotullimit të Çermës në autostradën Rrogozhinë-Lushnje. Një furgon mallrash ka goditur nga pas një mjet bujqësor, i cili drejtohej nga shtetasi Ajet Kullolli, 50 vjeç. Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa i plagosuri është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Policia e qarkullimit rrugor po punon për dokumentimin dhe zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur aksidenti.

Burimi: Bota Sot