Ndalimi i qarkullimit të mjeteve të tonazhit të rëndë që transportojnë mallra industriale gjatë fundjavave të sezonit veror ka shkaktuar radhë të gjata në Pikën Kufitare Morin–Vërmicë. Dhjetëra kamionë janë detyruar të qëndrojnë në pritje për të kaluar kufirin, ndërsa autokolona e mjeteve është shtrirë për disa kilometra në afërsi të pikës kufitare.
Sipas drejtuesve të mjeteve, situata është rënduar jo vetëm nga kufizimi i lëvizjes, por edhe nga ritmi i ngadaltë i procedurave në anën kosovare të kufirit. Ata pretendojnë se përpunimi i kamionëve po kryhet vetëm në një sportel, duke shtuar kohën e pritjes dhe trafikun.
Bazuar në vendimin në fuqi, qarkullimi i mjeteve të transportit të mallrave ndalohet nga ora deri në të së premtes dhe nga ora deri në gjatë së shtunës dhe të dielës. Si pasojë, qindra mjete të tonazhit të rëndë janë grumbulluar pranë kufirit në pritje të rifillimit të lëvizjes.
Shoferët shprehen se pritjet e gjata po u sjellin humbje kohe dhe kosto shtesë financiare, duke ndikuar në afatet e transportit të mallrave dhe të ardhurat e tyre.
Me rritjen e fluksit të lëvizjes gjatë sezonit turistik, drejtuesit e mjeteve kërkojnë përshpejtimin e procedurave doganore dhe rishikimin e kufizimeve të qarkullimit, për të shmangur bllokimet dhe radhët e gjata në kufirin Morin–Vërmicë.
