Një segment i rrugës “Ilir Konushevci” do të jetë i mbyllur për qarkullim për pesë ditë, duke filluar nga sot, më . Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se mbyllja e rrugës bëhet për shkak të zhvillimit të punimeve.
Sipas njoftimit të Komunës, për qarkullim do të mbyllet segmenti nga kryqëzimi me semaforë në rrugën “Lidhja e Prizrenit” deri te kryqëzimi me semaforë në rrugën “Vëllezërit Fazliu”. Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që për të shmangur vonesat në komunikacion, të shfrytëzojnë rrugët alternative.
Ndërsa, rrugët e rekomanduara janë: rruga “Maliq Pashë Gjinolli”, përmes rrugës “Bajram Bahtiri”; Unaza Qendrore dhe rruga “Zagrebi”, përmes rrugës “Vëllezërit Fazliu”; Rruga “Murat Mehmeti”, me dalje në rrugën “Lidhja e Prizrenit”.
