Ekskluzive | Të shtëna me kallashnikov në aheng familjar në Prizren –

0%

Një aheng familjar në fshatin Gjonaj të Prizrenit ka përfunduar me arrestimin e dy personave, pasi Policia ndërhyri pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri, raporton Sinjali. Sinjali mëson ekskluzivisht se të dyshuarit janë Arlind Jahaj rreth 34 vjeç dhe Jeton Krasniqi rreth 47 vjeç.

Sipas burimeve të Sinjalit, pas pranimit të informacionit për të shtëna me armë gjatë ahengut, në vendin e ngjarjes kanë dalë patrullat policore, mbikëqyrësi i ndërrimit, hetuesi kujdestar dhe njësia e krimteknikës. Gjatë ndërhyrjes, Policia ka identifikuar dy të dyshuarit, të cilët kanë dorëzuar një armë me gaz së bashku me një karikator.

Megjithatë, ekzaminimi i vendit të ngjarjes ka zbuluar edhe 21 gëzhoja të armës me gaz dhe 7 gëzhoja të armës së zjarrit, të cilat dyshohet se i përkasin një kallashnikovi. Gjatë kontrollit të automjetit të të dyshuarve, Policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe kallashnikovin, një karikator dhe 20 fishekë, të cilët janë marrë si prova materiale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Të dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor, ku janë intervistuar në prani të procedurave ligjore. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj tyre është iniciuar procedurë për veprat penale “ Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm ” dhe “ Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” , ndërsa të dy janë dërguar në ndalim policor për 48 orë.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com