Dy të arrestuar në Malishevë – në shtëpitë e tyre u gjetën

0%

Shpërndaje në: Dy persona janë arrestuar në fshatin Temeqin të Malishevës pasi gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre u janë gjetur armë e fishekë. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur mëngjesin e së martës.

“Janë arrestuar dy të dyshuar pasi që gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike AK/47 me një karikator dhe me 10 fishekë, një pistoletë TT me një karikator dhe një pjesë e pushkës automatike”, thuhet në njoftimin 24-orësh të policisë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit ata janë liruar në procedurë të rregullt.

Burimi: Koha