Ukraina godet sërish depot e shitësit më të madh rus me pakicë në

0%

Flutura Gashi-Mehmeti Shpërndaje në: Dronët ukrainas kanë goditur sërish depot e shitësit më të madh rus me pakicë në internet, duke plagosur 10 persona, sipas mediave ruse dhe guvernatorit të rajonit. Qendrat logjistike të kompanisë “Wildberries” në Krasnodar dhe Stavropol janë goditur gjatë sulmeve të natës, duke detyruar evakuimin e punonjësve, ka bërë të ditur pronarja e kompanisë.

Kjo është hera e dytë brenda katër ditësh që Ukraina sulmon objektet e kompanisë. Të shtunën janë goditur depot në Tambov dhe Elektrostal, duke shkaktuar vdekjen e tetë personave dhe plagosjen e 62 të tjerëve. Kievi zyrtar pretendon se depot janë përdorur për të furnizuar komponentë për prodhimin e dronëve dhe pajisjeve të navigimit rusë.

Pronarja e “Wildberries”, Tatyana Kim, ka shkruar në Telegram se “nuk ka fjalë për të përshkruar të gjitha ndjenjat dhe emocionet e shkaktuara nga sulmet ndaj njerëzve të zakonshëm, ndaj punonjësve tanë dhe ndaj nesh, që thjesht po bëjmë punën tonë”. “Por këto situata tregojnë gjënë më të rëndësishme: ne duhet të vazhdojmë të bëjmë atë që bëjmë për të mirën e njerëzve”, ka deklaruar ajo.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Edhe Botë 6 muaj më parë Trumpi godet tetë shtete aleate me tarifa për shkak të Grenlandës Serhii Kuzan, kryetar i Qendrës Ukrainase për Siguri dhe Bashkëpunim, i kishte thënë më parë BBC-së se faqja e internetit e “Wildberries” ishte përdorur nga vullnetarë rusë për të blerë pajisje ushtarake.

“Arsyeja kryesore për goditjen e depove të ‘Wildberries’ është të pengohet logjistika ruse dhe furnizimi i ushtrisë dhe prodhuesve rusë të armëve me mallra me përdorim të dyfishtë, elektronikë kritike, mallra të sanksionuara e të tjera të ngjashme”, ka thënë ai.

“Dëmi kolateral nga sulme të tilla mund të ketë gjithashtu një ndikim serioz në ekonominë ruse, si dhe një efekt psikologjik te shoqëria ruse dhe, me gjasë, te mbështetja e vazhdueshme për luftën”, ka shtuar.

Burimi: Koha