Zjarrfikësit vënë nën kontroll flakët në vendgrumbullimin e mbetjeve

0%

Zjarri i rënë mbrëmjen e kaluar në vendgrumbullimin e mbetjeve në afërsi të fshatit Halilaj në Fushë Krujë është izoluar nga forcat zjarrfikëse. Gjatë gjithë natës, tre grupe të shërbimit zjarrfikës kanë punuar për kontrollimin e situatës dhe izolimin e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së zjarrit drejt zonave të banuara.

Vatra e zjarrit përfshiu me shpejtësi një pjesë të vendgrumbullimit të mbetjeve, ndërsa ndërhyrja e ekipeve zjarrfikëse bëri të mundur kufizimin e përhapjes së saj. Pritet që gjatë ditës punonjësit e shërbimeve të bashkisë të vijojnë ndërhyrjen për mbulimin dhe izolimin e plotë të vatrës me dhe, për të shmangur riaktivizimin e zjarrit.

Burimi: Bota Sot