Ekskluzive | Sulmi me granatë në Podujevë, bastisen shtëpitë e të

0%

Katër muaj pas sulmit me granatë ndaj një shtëpie në fshatin Sfeqël të Podujevës, Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion të gjerë, duke bastisur shtëpitë e personave të dyshuar dhe duke sekuestruar armë, municion e pajisje të ndryshme ushtarake, raporton Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se të dyshuarit në këtë rast janë Lavdim Zejnullahu-Parascan rreth 37 vjeç, L.L. rreth 36 vjeç dhe A.Z. rreth 26-vjeç, ndërsa viktimë e rastit është D. Sh.rreth 24 vjeç. Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja kishte ndodhur më , kur ndaj shtëpisë së familjes Shaqiri në fshatin Sfeqël ishte hedhur një mjet shpërthyes që dyshohej të ishte granatë dore.

Fillimisht rasti ishte iniciuar si “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, por pas veprimeve hetimore dhe grumbullimit të provave, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është ricilësuar si “Vrasje në tentativë ”, “ Shtytje ” dhe “ Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Më 21 korrik, me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, hetuesit e Njësisë për Hetimin e Krimeve të Rënda, të asistuar nga Njësia Speciale Operative dhe njësia K9, kanë realizuar bastisje në dy lokacione në Podujevë.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e Lavdim Zejnullahu-Parascan, Policia ka sekuestruar dy pistoleta (njëra e dyshuar armë me gaz), 67 fishekë të kalibrave të ndryshëm, tre karikatorë për pistoleta, tre karikatorë për armë të gjata, një gëzhojë dhe pjesë të ndryshme armësh të gjata.

Ndërkohë, në shtëpinë e L.L.është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, ndërsa ndaj tij është iniciuar një rast i veçantë për veprën penale “ Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” . A.Z. është intervistuar në lidhje me posedimin e paautorizuar të armëve dhe, me urdhër të Prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se Lavdim Zejnullahu-Parascan dhe L.L. nuk janë gjetur në adresat e tyre gjatë aksionit. Të njëjtëve u janë lënë ftesa për paraqitje në Polici, ndërsa janë shpallur në kërkim policor. Hetimet për rastin vazhdojnë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com