Ines Garcia Santos, e dashura e futbollistit Lamine Yamal, ka reaguar pasi u përball me një valë kritikash në rrjetet sociale. Shumë e akuzuan se kishte lënë të dashurin e saj, me të cilin ka qenë në lidhje për pesë vite, për të nisur një romancë me yllin e Barcelonës.
Në rrjetet sociale po qarkullojnë fotografi të Ines me ish-partnerin e saj, ndërsa vëmendje të veçantë ka tërhequr edhe një koment i saj, ku vetëm pak javë më parë i kishte shkruar atij: “Të dua, zemër”. TikTok · 𝗛𝗘’𝗦 𝗔 𝗕𝗔𝗟𝗟𝗘𝗥 TikTok · 𝗛𝗘’𝗦 𝗔 𝗕𝗔𝗟𝗟𝗘𝗥 TikTok | Make Your Day Kjo ka bërë që shumë njerëz të pretendojnë se ajo e zëvendësoi shumë shpejt ish-të dashurin me Yamalin.
Përmes një postimi, Ines u shpreh se nuk e kishte menduar kurrë që publikimi i diçkaje kaq të thjeshtë do të merrte përmasa të tilla. “Kam kaluar orë të tëra duke lexuar komentet. Edhe pse përpiqem të jem e fortë, edhe unë jam vetëm njeri. Pas këtij profili fshihet një person me ndjenja, që qan, gabon dhe nuk pushon së qeni njeri vetëm sepse është në një lidhje”, shkroi ajo.
Ajo shtoi se e kupton që jo të gjithë duhet ta pëlqejnë, si dhe i pranon kritikat kur ato shprehen me respekt. 🚨🚨| It has been learned that Inés García, Lamine Yamal’s girlfriend, ended her 5-year relationship before becoming romantically involved with Yamal. { @bpthaber } pic.twitter.com/2QTyg5msU2 — Goals Side (@goalsside) July 21, 2026 “Ka një dallim të madh mes të kesh një mendim dhe të shpenzosh kohë për të poshtëruar, fyer apo për t’i uruar të keqen dikujt që as nuk e njeh.
Nuk po i bëj keq askujt. Nuk i kam marrë askujt asgjë. Thjesht po jetoj jetën time”, tha Ines. U bëri thirrje njerëzve të reflektojnë para se të shkruajnë komente fyese, duke kujtuar se në anën tjetër të ekranit ndodhet një njeri me familje, miq, pasiguri dhe ndjenja. “Ju lutem, mos harroni se fjalët mund të lëndojnë shumë më tepër sesa mendoni”, vazhdoi tutje.
Në fund, Ines theksoi se nuk ka ndërmend të bindë askënd që ta pëlqejë, por kërkon vetëm pak më shumë empati dhe humanizëm. “Shpresoj që një ditë interneti të mos jetë më një vend ku festohet mizoria. Deri atëherë, do të vazhdoj të jetoj me respekt dhe shpresoj që edhe të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë. Faleminderit nga zemra të gjithëve që gjetën kohë ta lexojnë këtë.
Më pëlqen thjesht të ndaj momente të vogla nga jeta ime. Nuk dua t’i bëj keq askujt dhe as të shkaktoj që dikush të ndihet keq për atë që publikoj”, përfundoi ajo. Në fund të mesazhit, Ines u shpreh se të gjithë po përpiqemi ta jetojmë jetën sa më mirë që dimë dhe se shpreson që njerëzit të zgjedhin mirëkuptimin dhe dhembshurinë, e jo urrejtjen.
