Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se Kosova sot është në nivelin portokalli të sigurisë, duke paralajmëruar për shi, breshër, stuhi e bubullima. I prekur nga ky mot do të jetë i gjithë territori i Republikës së Kosovës, nga ora e deri në orën .
“Gjatë datës priten zhvillime të fuqishme konvektive, të cilat do të sjellin stuhi lokale me bubullima, të shoqëruara në disa rajone me: reshje intensive shiu; breshër; erëra të forta me karakter stuhish” , thuhet në njoftim.
Tutje bëhet e ditur se ndikimet e mundshme: • Rrezik i lartë nga goditjet e rrufesë, me pasoja të mundshme për njerëzit dhe kafshët. • Dëmtime në rrjetin elektroenergjetik dhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike. • Pengesa në sistemet e telekomunikacionit. • Përmbytje të shpejta lokale në zonat me reshje intensive. • Dëmtime në objekte, automjete, infrastrukturë dhe kultura bujqësore, veçanërisht nga breshëri dhe erërat e forta. • Rritje e rrezikut për ndezjen e zjarreve si pasojë e shkarkimeve atmosferike.
Kurse sa i përket rekomandieve për qytetarët janë: Shmangni qëndrimin në ambiente të hapura gjatë stuhive. Mos u strehoni nën pemë të vetmuara, pranë shtyllave elektrike ose objekteve metalike. Mbroni automjetet dhe pronën nga breshëri dhe erërat e forta. Tregoni kujdes të shtuar në komunikacion për shkak të dukshmërisë së reduktuar dhe rrugëve të rrëshqitshme.
Ndiqni njoftimet dhe udhëzimet e institucioneve kompetente deri në përfundimin e periudhës së paralajmërimit. Tutje thuhet se Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës do të vazhdojë monitorimin e situatës meteorologjike dhe, sipas nevojës, do të publikojë përditësime të mëtejshme. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
