Qeveria në detyrë e Kosovës, ka mbajtur një mbledhje elektronike. Në njoftimin e zyrës së kryeministrit bëhet e ditur se gjatë kësaj mbledhjeje janë marrë disa vendime, si, miratimi i vendimit për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, dhe, miratimi i vendimit për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën Komisioner për Gjuhët.
Njoftimi: Mbledhja e 24-të e Qeverisë në detyrë të Republikës së Kosovës Prishtinë, Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka: – Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit. – Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën Komisioner për Gjuhët. – Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale – Ndryshuar dhe plotësuar Vendimin e Qeverisë Nr. 10/230, të datës , për themelimin e Komisionit për Vlerësimin e Sistemeve të Informacionit dhe Komunikimit me Rëndësi Strategjike. – Miratuar vendimin për vazhdimin e mandatit të Komisionit për Verifikimin e Diplomave të lëshuara nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut, i themeluar me Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 11/130, të datës , i ndryshuar dhe i plotësuar me Vendimin Nr. 14/169, të datës , Vendimin Nr. 19/218, të datës , Vendimin Nr. 12/249, të datës , dhe Vendimin Nr. 01/268, të datës , Vendimin 10\280 të datës , dhe Vendimin Nr. 16\05 të datës , i vazhdohet mandati nga data deri me datën .
