Bajqinovci: Reagimi i BE-së për prokurorët serbë është i pakuptimtë

0%

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, e ka cilësuar si të pakuptimtë reagimin e Bashkimit Evropian lidhur me çështjen e tërheqjes së prokurorëve serbë nga institucionet e Kosovës.

Ai tha se multietniciteti nuk nënkupton të drejtën për të braktisur institucionet me thirrje politike nga Beogradi dhe më pas të kërkohet rikthimi, duke theksuar se ligjet vlejnë njësoj për të gjithë pa dallim etnie.

Sipas Bajqinovcit, institucionet e Kosovës veprojnë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, ndërsa i bëri thirrje BE-së që të respektojë vendimet e marra në bazë të rendit kushtetues dhe ligjor të Republikës së Kosovës. Postimi i plotë: Reagimi i BE-së për terheqjen e prokurorëve serbë është i pakuptimtë. Po, Kosova është shtet dhe shoqëri multietnike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kjo është e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me ligjet që ne i respektojmë dhe i zbatojmë çdo ditë. Por multietniciteti nuk nënkupton që dikush mund të braktisë institucionet me thirrje politike nga Beogradi dhe më pas të pretendojë rikthim, ligjet janë shumë të qarta. Sundimi i ligjit duhet të vlejë njësoj për të gjithë, pa dallim etnie.

Institucionet e Kosovës veprojnë mbi bazën e Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës, jo mbi direktiva politike që vijnë nga jashtë. Nëse BE-ja e mbështet shtetin e së drejtës, atëherë duhet t’i respektojë edhe vendimet që merren në përputhje me rendin kushtetues dhe ligjor të Republikës së Kosovës.

Burimi: Bota Sot