​Alvarez gjithnjë e më afër Arsenalit

0%

Arsenali ka bërë përparim të rëndësishëm në përpjekjet për të transferuar sulmuesin argjentinas Julian Alvarez, ndërsa raportimet e fundit sugjerojnë se Atletico Madridi ka zbutur qëndrimin e tij dhe mund të pranojë largimin e lojtarit gjatë kësaj vere.

Sipas mediumit Caught Offside, drejtuesit e klubit spanjoll u kanë bërë të ditur përfaqësuesve të Alvarezit se janë të gatshëm të shqyrtojnë një marrëveshje me klubin londinez. Raporti thekson se drejtori sportiv i Arsenalit, Andrea Berta, ka zhvilluar kontakte të drejtpërdrejta me sulmuesin 26-vjeçar, i cili thuhet se është i hapur për një rikthim në Premier League.

Barcelona dhe Real Madridi janë përmendur gjithashtu si klube të interesuara për Alvarezin, por Atletico nuk preferon të negociojë me rivalët e saj në La Liga. Kjo situatë e vendos Arsenalin në një pozitë më të favorshme, ndërsa PSG ende nuk ka paraqitur ofertë zyrtare për argjentinasin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithatë, transferimi mbetet i komplikuar, pasi Arsenali duhet të bindë lojtarin për t’u larguar nga futbolli spanjoll dhe njëkohësisht të arrijë një marrëveshje financiare që do ta kënaqte Atletico Madridin. Në anën tjetër, gazetari i The Athletic, James McNicholas, raporton se qëndrimi zyrtar i Atletico Madridit nuk ka ndryshuar.

Sipas tij, trajneri Mikel Arteta vazhdon të jetë admirues i madh i Alvarezit, por klubi madrilen këmbëngul se sulmuesi nuk është në shitje, as për klubet e La Ligës dhe as për ato jashtë Spanjës.

Burimi: Bota Sot