Befason Gavi: Nuk mendoj se argjentinasit duhet të dënohen

0%

Shpërndaje në: Fitorja e Spanjës në finale të Kupës së Botës u pasua nga reagime josportive të disa prej lojtarëve të Argjentinës. Leandro Paredes dhe Nahuel Molina ishin në qendër të zhvillimeve. Paredes sulmoi dy lojtarë të Spanjës, Eric Garcian dhe Gavin. FIFA po heton incidentet pas ndeshjes, por ylli spanjoll Gavi tashmë po shikon para.

Mesfushori i Barcelonës ka folur për incidentin gjatë një organizimi në qytetin e tij. Ai ka thënë se argjentinasit nuk duhet të dënohen. “Të jem i sinqert, nuk mendoj se ata duhet të suspendohen”, ka thënë 21-vjeçari pas pyetjes së një gazetari. Sipas tij, çështja mund të zgjidhej me një karton të kuq gjatë ndeshjes. Gavi thotë se emocionet dhe konfliktet janë pjesë e futbollit.

“E kuptoj se ajo që ndodhi nuk është shembull i mirë. Por është edhe kjo pjesë e futbollit që është pak më e dhunshme”, ka thënë Gavi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha