Qytetarët që po planifikojnë të udhëtojnë drejt ose nga Kosova mund ta bëjnë këtë pa pritje të gjata, pasi në këtë orë situata në të gjitha pikat kufitare paraqitet e qetë. Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në hyrje dhe dalje të vendit nuk janë raportuar kolona automjetesh, ndërsa pritjet janë minimale ose nuk ka fare pritje.
Qarkullimi po zhvillohet normalisht në të gjitha pikat kufitare, duke u mundësuar udhëtarëve kalim të shpejtë dhe pa vështirësi. Megjithatë, duke pasur parasysh fluksin e shtuar të mërgimtarëve dhe sezonin e verës, situata mund të ndryshojë gjatë orëve në vijim. Zakonisht, kolonat fillojnë të krijohen në pjesën e paradites dhe gjatë mesditës, kur numri i automjeteve rritet ndjeshëm.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
