Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të plagosur nga thyerja

0%

Stuhia nuk la pa prekur edhe qytetin bregdetar. 5 minuta stuhi dhe u krijuan probleme nga rënia e pemëve që bënë bllokimin e disa rrugëve. Edhe tek bizneset përgjatë shëtitores u krijuan probleme. Në rrugën përballë stadiumit një pishë u rrëzua dhe dëmtoi 3 mjete.

Sipas informacioneve nga urgjenca e qytetit mësohet se tre shtetas kanë shkuar në spital të plagosur nga thyerja e xhamave si rrjedhojë e stuhisë. Pas ndihmës të marrë në spital janë larguar në banesat e tyre. Sipas videove të marra në terren vihet re se janë krijuar shumë dëme. Punonjës të shërbimeve të bashkisë janë në terren dhe monitorojnë situatën e krijuar.

Njëherazi bëhet edhe pastrimi dhe sistemimi i situatës së krijuar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot