Ka disa ditë që Kosova po përballet me mot të ligë, i cili në disa pjesë të vendit ka shkaktuar dëme në bujqësi por edhe në ekonomitë familjare. Zona më e goditur nga stuhia e shiut, erërave dhe breshrit të hënën, më , është ajo e Istogut. Moti i ligë ua ka shkatërruar shumë fermerëve kulturat bujqësore.
Për këtë arsye, për të parë dëmet dhe për të shikuar mundësitë e mbështetjes së atyre që kanë pësuar dëme në zonën e Istogut ka qëndruar ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja . Moti i ligë ka shkaktuar dëme edhe në pjesë të tjera të Kosovës. Me erëra të forta e shi të rrëmbyeshëm janë përballur edhe sot, më , disa zona të vendit.
Vende-vende erërat e forta kanë rrëzuar lisa, e diku kanë shkulur kulme të objekteve të banimit. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar mot të ligë edhe për tërë ditën e mërkurë, . Sipas IHMK-së, i tërë vendi do të përballet me mot me reshje intensive shiu, breshër, erëra të forta me karakter stuhish .
Disa nga pasojat që mund të vijnë, sipas IHMK-së, janë: rreziku i lartë nga goditjet e rrufesë, me pasoja të mundshme për njerëzit dhe kafshët; dëmtime në rrjetin elektroenergjetik dhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike; pengesa në sistemet e telekomunikacionit; përmbytje të shpejta lokale në zonat me reshje intensive; dëmtime në objekte, automjete, infrastrukturë dhe kultura bujqësore, veçanërisht nga breshri dhe erërat e forta si dhe rritje të rrezikut për ndezjen e zjarreve si pasojë e shkarkimeve atmosferike.
Instituti u sugjeron qytetarëve të shmangin qëndrimin në ambiente të hapura gjatë stuhive; të mos strehohen nën pemë të vetmuara, pranë shtyllave elektrike ose objekteve metalike; të mbrojnë automjetet dhe pronën nga breshri dhe erërat e forta; të tregojnë kujdes të shtuar në komunikacion për shkak të dukshmërisë së reduktuar dhe rrugëve të rrëshqitshme.
Po ashtu t’i ndjekin njoftimet dhe udhëzimet e institucioneve kompetente deri në përfundimin e periudhës së paralajmërimit.
