Luka Modriq do të vazhdojë të jetë futbollist i AC Milan edhe për sezonin e ardhshëm, pasi ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës. Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i njohur i transferimeve, Fabrizio Romano, i cili ka raportuar se palët kanë finalizuar marrëveshjen për vazhdimin e bashkëpunimit.
Vendimi për të qëndruar në “San Siro” erdhi pas bisedimeve me trajnerin Ruben Amorim, i cili e vlerëson shumë përvojën dhe cilësitë e mesfushorit kroat, pavarësisht moshës së tij 40-vjeçare. Sipas raportimeve, qëndrimi i Modriq te Milani ishte planifikuar që në muajin qershor, ndërsa tash marrëveshja është zyrtarizuar.
Fituesi i “Topit të Artë” në vitin 2018 do të vazhdojë të sjellë përvojën e tij të madhe në mesfushën e kuqezinjve, pas një karriere të jashtëzakonshme ku ka fituar shumë trofe, përfshirë pesë Liga të Kampionëve me Real Madridin. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
