Mbrëmjen e sotme, në fshatin Zborcë të komunës së Shtimes, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy vetura, njëra prej tyre me targa të huaja. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli tha për median se si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona. Si dhe janë shkaktuar dëme materiale në të dy automjetet.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë së komunikacionit rrugor, të cilat kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat që kanë çuar deri te aksidenti.
