Chelsea është futur në garë për mbrojtësin anglez John Stones, pasi kontrata e tij me Manchester Cityn skadoi gjatë Kupës së Botës. Lajmin e raporton Nizaar Kinsella për BBC. 32-vjeçari është lojtar i lirë që nga fundi i qershorit dhe Chelsea i është bashkuar Interit në interesimin për të. Stones ishte në Botëror me Anglinë kur i skadoi kontrata me Cityn.
Sipas raportimit, Chelsea është edhe në bisedime për Maxence Lacroix nga Crystal Palace dhe po vlerëson opsione tjera si Jacobo Ramon nga Como. Klubi londinez po kërkon të shesë qendërmbrojtës për të liruar vend. Trevoh Chalobah është në bisedime me Comon, ndërsa Axel Disasi dhe Benoit Badiashile janë në listën për shitje.
Stones bëri 295 paraqitje për Cityn pasi u transferua nga Evertoni për 47.5 milionë funte në vitin 2016. Me Cityn fitoi gjashtë tituj të Premier League, Champions League, dy FA Cup, pesë League Cup dhe trofe tjerë. Ai ka 93 ndeshje me Anglinë dhe ishte pjesë e ekipit që doli i treti në Botëror.
