“Më të mirët në histori”, Leandro Paredes thyen heshtjen pas

0%

Leandro Paredes ishte një nga personazhet më të përfolur të finales së Kupës së Botës 2026, por jo për paraqitjen e tij në fushë. Mesfushori argjentinas u aktivizua në pjesën e dytë, pasi në mënyrë befasuese e kishte humbur vendin në formacionin titullar të Lionel Scalonit.

Vetëm gjashtë minuta pasi hyri në lojë, ai u ndëshkua me karton të verdhë, ndërsa në më shumë se një rast dukej me fat që nuk mori kartonin e dytë. Situata u tensionua edhe më shumë pas përfundimit të ndeshjes. Paredes u përfshi në një nga incidentet më të shëmtuara të turneut, duke u përplasur fizikisht me Eric Garcian dhe Gavin gjatë një konfrontimi të ashpër mes futbollistëve.

Pas rikthimit në Argjentinë, mesfushori i Boca Juniors publikoi një mesazh emocional në Instagram, drejtuar tifozëve të kombëtares. “Sot po shkruaj me shumë dhimbje në zemër, sepse nuk arritëm t’i dhuronim vendit tonë gëzimin që e meritonte”. “Zemra ime është plot krenari, sepse dhamë gjithçka që kishim dhe edhe një herë e ngritëm flamurin tonë sa më lart që ishte e mundur”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Paredes nuk harroi të falënderonte edhe bashkëlojtarët e tij për përkushtimin gjatë gjithë Kupës së Botës. “Faleminderit secilit që ishte pjesë e kësaj kombëtareje, këtij grupi lojtarësh që dhanë gjithçka për ta përfaqësuar këtë fanellë deri në sekondën e fundit të çdo ndeshjeje”.

Në fund të mesazhit të tij, ai bëri një deklaratë të fortë, duke e cilësuar këtë grup si “kombëtaren më të mirë në historinë e Argjentinës”./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi