Prokuroria е Maqedonisë nuk zbulon detaje rreth aksidentit me tre

0%

Prokuroria Publike nuk zbulon detaje të reja rreth aksidentit me pasojë tre viktima në autostradën e pa përfunduar nga Bllaca drejt Shkupit.

Ndonëse ende e pa konfirmuar nga Prokuroria, dyshimet kryesore janë se drejtuesi i automjetit ka gabuar rrugën pak metra para se të arrijë në kufirin e Bllacës, me çka është kyçur gabimisht në autostradën e re në gjatësi prej dy kilometrave, e e cila përfundon në greminë.

Përgjatë këtij aksi, nuk ka ndriçim e as shenja sinjalizuese të cilat paralajmërojnë se autostrada nuk është në funksion. “Menjëherë pas ngjarjes është kryer mbikëqyrje nga ana e prokurorit publik, janë dhënë urdhëra për autopsi dhe për veprime të tjera për zbardhje të plotë të rastit dhe për momentin ende po punohet”, thonë nga Prokuroria Publike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ministria e Punëve të Brendshme kanë demantuar spekulimet për pistë tjetër të shkaqeve të aksidentit pasi u tha se tre shtetasit e Kosovës janë ndjekur nga një veturë tjetër.

“MPB i hedh poshtë të pavërtetat dhe spekulimet e publikuara në një pjesë të mediave lidhur me aksidentin rrugor në autostradën PKK Bllacë – Shkup, në të cilin humbën jetën tre persona, sipas të cilave pretendohet se viktimat janë ndjekur nga një automjet tjetër që është paraqitur rrejshëm si veturë policore dhe se një dukuri e tillë është vërejtur edhe më parë.

Apelojmë që të mos përhapen dezinformata. As nuk është evidentuar një dukuri e tillë dhe as nuk ka ndonjë denoncim për të ashtuquajturën “polici e rreme”. Organet e rendit do ta zbardhin shkakun që ka çuar në këtë aksident trafiku”, u shprehën nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Tre shtetasit e Kosovës janë varrosur sot, ndërsa Komuna e Vushtrrisë ka shpallur ditë zie në nderim të viktimave./Alsat

Burimi: Telegrafi