Shefi i Ryanairit tregon dyshimet për incidentin ku pasagjeri u thith

0%

Shpërndaje në: Shefi ekzekutiv i Ryanair, Michael O’Leary, ka deklaruar se shkaku më i mundshëm i incidentit dramatik në një fluturim të kompanisë, ku një pasagjer u thith pjesërisht jashtë nga dritarja e aeroplanit, mund të ketë qenë dëmtimi i motorit nga një “objekt i huaj”. Incidenti ndodhi më 10 korrik gjatë një fluturimi nga Greqia drejt Gjermanisë.

Sipas O’Learyt, hetimet paraprake tregojnë se “bëhet fjalë për dëmtim të motorit nga një objekt i huaj gjatë ngritjes nga Selaniku”, megjithëse theksoi se ende nuk mund të konfirmohet përfundimisht ky shkak. Ai shtoi se motori i aeroplanit Boeing 737 ishte servisuar dhe riparuar plotësisht gjatë dy vjetëve të fundit.

Pasagjeri serb Ljubisha Karoviq pësoi lëndime të rënda pasi koka dhe shpatulla e tij e djathtë u thithën pjesërisht jashtë avionit gjatë incidentit. Bashkëshortja e tij, Svetlana Grkoviq Maksimoviq, rrëfeu se ajo dhe dy pasagjerë të tjerë e mbajtën për këmbë për disa minuta derisa arritën ta tërhiqnin sërish brenda.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Edhe Botë 1 muaj më parë Shefi i Pentagonit njofton një rishikim 6-mujor të forcave amerikane në Evropë “Ne e tërhoqëm së bashku. E gjithë fytyra i ishte deformuar dhe gjaku i rridhte nga hunda dhe goja”, rrëfeu ajo. Aeroplani bëri ulje emergjente, ndërsa Karoviq u dërgua menjëherë në spital për trajtim.

Pasagjerët kanë deklaruar për mediat lokale se pak para incidentit kishin dëgjuar “një lloj shpërthimi” brenda aeroplanit.

Burimi: Koha