Ministria e Infrastrukturës: Rrugët e bllokuara janë pastruar, ekipet

0%

Shpërndaje në: Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se ekipet e mirëmbajtjes janë në gjendje gatishmërie dhe po intervenojnë në terren pas reshjeve të dendura dhe stuhisë që ka përfshirë vendin. Sipas ministrisë, në hyrje të Shtërpcës, në rrugën rajonale R115, si pasojë e stuhisë janë rrëzuar drunj, duke shkaktuar dëme edhe në disa automjete.

“Ekipet tona të mirëmbajtjes kanë intervenuar menjëherë për largimin e drunjve dhe pastrimin e rrugës. Pas ndërhyrjes, rruga është liruar dhe aktualisht është e qarkullueshme”, thuhet në njoftimin e ministrisë. Tutje, ministria thekson se ekipet po vazhdojnë të monitorojnë situatën në terren dhe po bashkëpunojnë me institucionet përgjegjëse për menaxhimin e pasojave të motit të keq.

Njëkohësisht, u është bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, të shmangin udhëtimet e panevojshme gjatë stuhive dhe të përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha