Prokuroria kërkon 15 vjet burgim për Gjokoviqin e akuzuar për krime

0%

Nga: Donisa Fazliu Shpërndaje në: Në fjalën përfundimtare në gjykimin ndaj Millorad Gjokoviqit, Prokuroria Speciale ka kërkuar që ai të marrë dënim prej 15 vjetësh.

Sipas aktakuzës, Gjokoviq si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe, ka aplikuar masat e vrasjes, bastisjes, rrahjes, maltretimit, arrestimit e torturës ndaj dhjetëra civilëve shqiptarë Dënim prej 15 vjetësh është kërkuar për Millorad Gjokoviqin, i akuzuar për krime lufte.

Në fjalën përfundimtare, të martën në Prishtinë, prokurori special, Ilir Morina, ka thënë se i akuzuari për krime lufte në Ozdrim të Pejës, i njohur me nofkën “Mici”, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore serbe, ka marrë pjesë në vrasje më 7 maj të vitit 1999. “Ata ishin fqinjë, i njihnin njëri-tjetrin, i njihnin shtëpitë e njëri-tjetrit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Por më 7 maj disa prej atyre që dikur ishin fqinj u bënë pjesë e një force të armatosur që solli vdekjen, vuajtjen dhe shkatërrimin.

Prokuroria konsideron se është provuar përtej çdo dyshimi se i pandehuri, i njohur me nofkën Mici, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore paramilitare serbe ka marrë pjesë në kryerjen e vrasjeve në fshatin Ozdrim dhe fshatrave përreth”, ka thënë Morina.

Prokurori Morina ka theksuar se vrasja e Eset Morinës tregon përgjegjësinë në krime që kanë pasur pjesëtarët e forcave serbe, pjesë e së cilës ishte edhe i pandehuri Gjokoviq. Ai ka bërë të ditur se një dokument zyrtar tregon se i akuzuari ishte pjesë e strukturave policore serbe.

Edhe LAJMET E MBRËMJES 5 muaj më parë Prokuroria kërkon dënim maksimal ndaj Alidemajt për krime lufte në Izbicë “Lista e rezervistëve të rajonit të Pejës. Emri i Milorad Gjokoviqit është i renditur në pozitën numër dy. Në kuptimin objektiv, nga deklaratat e dëshmitarëve rezulton se Agim Shala e identifikon Micin si person me rol drejtues në zonë.

Abdullah Gashi e identifikon Micin së bashku me Momçilo Vukotiq, Ranko Vllahoviq dhe Adem Çatoviq si pjesë të strukturës policore që atë ditë po vepronin në Ozdrim”, ka thënë Morina. Ai ka thënë se viktimat dhe familjet kërkojnë drejtësi e jo hakmarrje. E dëshmitari në këtë rast, Ferat Morina, është shprehur se ia lë drejtësisë të vendosë për përgjegjësinë e të akuzuarit.

“E lë drejtësia si vendos. Kërkoj për vete kur kam qenë i zënë rob dhe vëllai që më është vra, kërkoj që të më paguhet demi dhe si i burgosur që kam qenë”, ka thënë dëshmitari Morina.

Edhe LAJMET E MBRËMJES 6 muaj më parë I dënuari për krime lufte kërkon lirimin e nëna e dy djemve të vrarë dënim të përjetshëm Gjokoviq akuzohet se në vitet 1998-1999, në fshatin Ozdrim dhe në fshatrat përreth regjionit të Pejës, si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe, ka aplikuar masat e vrasjes, bastisjes, rrahjes, maltretimit, arrestimit, torturës, trajtimit në mënyrë mizore dhe çnjerëzore, mbajtjes në kushte skllavërie, dëbimit dhe deportimit të dhjetëra civilëve shqiptarë.

Ai akuzohet edhe për plaçkitje, djegie dhe shkatërrimin e shtëpive të shqiptarëve.

Burimi: Koha