Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta kanë shkaktuar dëme edhe në Kotradiq të Pejës. Një banor ka dërguar pamje për Gazetën Sinjali , ku shihet një pemë e këputur në mes si pasojë e motit të lig që ka përfshirë këtë zonë. Në video shihet se trungu i pemës është ndarë në dy pjesë, ndërsa ende nuk dihet nëse ka pasur dëme të tjera materiale përreth.
Kushtet e paqëndrueshme atmosferike kanë prekur disa pjesë të Kosovës, me erëra të fuqishme, shi dhe breshër. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
