Nis vlerësimi i punës së prokurorëve, Komisioni analizon rastet penale

0%

Komisioni për Vlerësimin e Performancës mbajti sot takimin e radhës, të udhëhequr nga Kryetarja Elza Bajrami – Kastrati, me pjesëmarrjen e anëtarëve Aleksandër Lumezi dhe Nazan Shero. Gjatë takimit, Komisioni filloi analizimin e rasteve penale të prokurorëve të Grupit IV për vitin 2026, në kuadër të procesit të vlerësimit të performancës së tyre.

Anëtarët e Komisionit trajtuan çështjet që lidhen me ecurinë e analizimit të rasteve, duke u fokusuar në zbatimin e standardeve dhe kritereve të përcaktuara për vlerësimin objektiv, profesional dhe të paanshëm të performancës së prokurorëve.

Komisioni do të vazhdojë punën e tij në përputhje me kompetencat ligjore dhe planin e punës, me qëllim të garantimit të një procesi të rregullt, transparent dhe të bazuar në kriteret e përcaktuara për vlerësimin e performancës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot