Të dielen më duke filluar në orën të mëngjesit, ‘Hikingnjeri’ do ta organizojë ecjen e përvjetshme me aventura të bukura në Bjeshkën e Jazhincës. Në plan do të jetë ngjitja në Majën e Jazhincës 2597 metra dhe për dashamirët e plazheve, kalimthi do ta kemi në dispozicion liqenin e Jazhincës. Ecja bëhet nëpër shteg mes pyjeve, duke kaluar përroska, gurë dhe natyrë magjepsëse.
Maja e Jazhincës me lartësi 2597m është maja më e lartë nga 3 majet e Jazhincës, e cila gjendet ne kufi midis Kosovës dhe Maqedonisë veriore. Maja gjendet 1.5 orë ecje mbi liqe dhe shumë afër Majës së lartë të Bistrës (2651 metra).
