Aksidenti tragjik në Komoran/ Tre të lënduarit në QKUK, njëra vajzë

0%

Mëngjesi i sotëm ishte i trishtë për familjen Raka. Vajza e tyre 24-vjeçare, Rea, vdiq si pasojë e një vetaksidenti në orët e mëngjesit në Komoran, teksa po ktheheshin nga Aeroporti i Tiranës. Të lënduar rëndë mbetën tre anëtarë të kësaj familje, të cilët u dërguan për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore kanë dhënë detaje edhe nga QKUK. Ata janë dërguar fillimisht në Emergjencë, ndërsa më pas njëra paciente i është nënshtruar operacionit dhe është transferuar në Mjekimin Intensiv. “Pas realizimit të ekzaminimeve të nevojshme, njëri nga të lënduarit është dërguar në sallën operative të QE nga ekipet e Kirurgjisë Abdominale, urologjisë dhe anestezionit.

Pas intervenimit kirurgjik pacientja është dërguar në MIQ për vazhdim të tretmanit.” Edhe 2 të lënduarit e tjerë janë në gjendje stabile për momentin, por me lëndime të rënda trupore, ku njëri po trajtohet në Klinikën Torakale, kurse tjetri në Ortopedi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot