Janë bërë të ditura detaje të reja për gjendjen shëndetësore të tre personave të lënduar në aksidentin tragjik që ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën nacionale Pejë–Prishtinë, në afërsi të Komoranit. Sinjali mëson nga QKUK-ja s se tre të lënduarit janë duke marrë trajtim në klinika të ndryshme të QKUK-së.
Sipas informacioneve të para, njëri prej të lënduarve është duke u trajtuar në Klinikën e Kirurgjisë, një tjetër në Klinikën e Ortopedisë, ndërsa personi i tretë ndodhet në Klinikën e Mjekimit Intensiv. Burimet bëjnë të ditur se gjendja e tyre shëndetësore është e rëndë dhe ata po vazhdojnë të marrin trajtim nga ekipet mjekësore.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës , ku një familje kosovare dyshohet se po kthehej nga Aeroporti i Tiranës kur vetura me targa vendore ka pësuar vetaksident. Si pasojë e përplasjes, 24-vjeçarja Rea Raka ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa tre personat e tjerë kanë pësuar lëndime të rënda.
Njësitë policore dhe hetuesit e aksidenteve kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente për zbardhjen e plotë të rrethanave. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
