295 mijë euro për asfaltimin e rrugës “Gurët e Gjatë” në Fushë Kosovë

0%

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit është duke realizuar projektin e asfaltimit të rrugës “Gurët e Gjatë”, e cila lidh fshatrat Sllatinë e Madhe dhe Harilaq në Komunën e Fushë Kosovës.

Projekti përfshin asfaltimin e segmentit rrugor me gjatësi prej 1.2 kilometra, me dy shtresa asfalti dhe trashësi totale prej 12 centimetra, me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës rrugore, rritjes së sigurisë në trafik dhe lehtësimit të qarkullimit për banorët e zonës.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, njofton se vlera e projektit është 295,000 euro dhe financohet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit të nënshkruar me Komunën e Fushë Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve infrastrukturore që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik lokal, përmirësimin e lidhjeve ndërmjet vendbanimeve dhe rritjen e cilësisë së jetës për qytetarët.

Burimi: Bota Sot