Botërori u lë vend ndeshjeve kualifikuese në Champions

0%

Shpërndaje në: Pa shumë bujë, gjatë Kupës së Botës në futboll, u zhvilluan ndeshjet e raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve të UEFA-s. Dhe menjëherë pas Botërorit në program është raundi i dytë kualifikues i Championsit. Sot janë plot 11 ndeshje, ndërsa paraqiten edhe disa prej skuadrave të njohura evropiane.

Gjiganti turk, Fenerbahçe e pret skuadrën polake, Gornik Zabrze nga ora . Në termin të njëjtë është edhe ndeshja ndoshta më interesante e mbrëmjes. Kampioni i Zvicrës, Thuni, e pret Dinamo Zagrebin, kampionin e Kroacisë. Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, dëshpëroi duke u eliminuar në raundin e parë kualifikues. Skuadrën gjilanase e eliminoi Kauno Zhalgirisi i Lituanisë.

Drita është zhvendosur në Ligën e Konferencës. Sonte nga ora luan në Maltë ndaj Florianas, në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha