Rinumërimi i votave, ndryshime të vogle te subjektet politike

0%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është përmbyllur rinumërimi i 185 vendvotimeve për të cilat, KQZ ka vendosur që të rinumërohen plotësisht. Edhe pse kjo shifër përbën 7.41% të votave të përgjithshme nuk ka pasur lëvizje domethënëse në votat e partive e as në renditjen e kandidatëve.

LVV-së nga ky numërim i janë shtuar 4 vota, respektivisht nga 382 mijë e 865 vota tashmë ka 382 mijë e 869 vota. Edhe LDK-ja ka “përfituar” nga ky rinumërim ku i janë shtuar 8 vota (nga 135 mijë e 559 vota kalon në 135 mijë e 567) PDK pas këtij rinumërimi humb një votë ku nga 157 mijë e 893 vota kalon në 157 mijë e 892 vota.

Edhe Aleanca ka humbur dy vota pas rinumërimit e cila duket se do të ketë përfundimisht 54,729 vota. Pas disa procedurave dhe eventualisht ndonjë ankese pritet certifikimi i rezultateve zgjedhore të 7 qershorit./ Telegrafi

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi