Elert Yzeiri: Ka shumë yje, por s’e ka mposhtur kurrë Senegalin

0%

Në emisionin L’America u fol për ndeshjen mes Francës dhe Senegalit. Gazetari Elert Yzeiri u shpreh se francezët kanë shumë yje në skuadër. Ai shtoi me humor se duket sikur po luhet një derby sonte. Ndërsa, nënvizoi se Senegali kurrë nuk ka humbur një sfidë zyrtare me Francën. “Trajnerit të Francës ka kaq kohë që i bën hije emri i Zidanes. Sa herë që dështon, i del emri i Zinedine Zidane. Franca luan me çunat e tezet se ashtu bien me Senegalin, se origjinën e kanë të përbashkët. Senegali nuk ka humbje zyrtare me Francën dhe do ta shikojmë këtë”, tha Yzeiri. Futbollistja e Kombëtares Angela Nika deklaroi se Franca beson se do bëjë ndeshje shumë të mira. “Mendoj se Mbappe do dalë golashënuesi i këtij viti dhe mendoj se Franca do të dalë shumë mirë. Do të ketë paraqitje të mira”, u shpreh Nika. Ndërsa, eksperti i futbollit Ditmar Bicaj deklaroi se trajneri i Francës është në fundin e vet. “Trajneri i Francës ka bërë shumë mirë, pavarësisht se në 2016 humbi finalen me Portugalinë. Më 2018 fitoi Kupën e Botës dhe në 2022 humbi në finale ndaj Argjentinës. Por mendoj se po nis fundi i ciklit të Deschamps”, d eklaroi ai.

Burimi: Bota Sot