Një person është arrestuar në Vushtrri pasi që dyshohet se u ka hedhur sprej dhe i ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë më datë . Sipas njoftimit të Policisë, dy zyrtarët policorë dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor. Si prova materiale, Policia bëri të ditur se janë gjetur dhe konfiskuar dy sprejë dhe një thikë.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” – thuhet në njoftimin e Policisë. Autoritetet njoftuan se rasti është nën hetime.
Burimi:
Kallxo
