Detaje të reja nga aksidenti tragjik në Komoran: Familja kosovare po

0%

Një aksident i rëndë trafiku në orët e hershme të mëngjesit në rrugën nacionale Pejë–Prishtinë, në afërsi të Komoranit, ka përfunduar me vdekjen e 24-vjeçares Rea Raka dhe lëndimin e tre personave të tjerë. Sipas detajeve të reja, mësohet se viktimat ishin një familje kosovare që po kthehej nga Aeroporti i Tiranës, kur ndodhi aksidenti tragjik.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës , kur vetura me targa vendore, për shkaqe ende të panjohura, dyshohet se ka pësuar vetaksident. Si pasojë e përplasjes, Rea Raka ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Sipas informacioneve të para, të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e aksidentit kanë dalë njësitë e Policisë së Kosovës, ekipet emergjente dhe hetuesit e aksidenteve, të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme. Me urdhër të Prokurorit kujdestar, rasti është duke u hetuar nga njësia përkatëse e Hetimeve të Trafikut, ndërsa trupi i pajetë i 24-vjeçares është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shkaqet që çuan deri te aksidenti tragjik ende nuk janë bërë të ditura dhe mbeten objekt i hetimeve. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com