Mourinho zgjedh “viktimën” e parë te Real Madridi – largimi i tij

0%

Real Madridi e ka kushtëzuar transferimin e Rodrit, mesfushorit 30-vjeçar të Manchester Cityt, me largimin paraprak të Eduardo Camavingas gjatë afatit kalimtar të verës. Mesfushori spanjoll është bërë kërkesa më e re e Jose Mourinhos.

Klubi madrilen ka nevojë të sigurojë të ardhura për të financuar transferimin e reprezentuesit spanjoll, kontrata e të cilit me Manchester Cityn skadon në qershor të vitit 2027. Rodri ishte shpallur lojtari më i mirë i Kupës së Botës 2026, ku udhëhoqi Spanjën drejt triumfit.

Sipas raportimeve, plani financiar i hartuar nga drejtuesit e Real Madridit parashikon shitjen e Eduardo Camavingas për të balancuar financat, përpara se të bëhet një ofertë zyrtare për Rodrin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Real Madridi “ngrin” operacionin për transferimin e Rodrit, zbulohet arsyeja Klubi madrilen i ka vendosur një çmim prej 60 milionë eurosh mesfushorit 23-vjeçar francez, shumë që synon të përdoret për të financuar më pas transferimin e Rodrit në “Santiago Bernabeu”.

Edhe pse Camavinga ka shprehur privatisht dëshirën për të qëndruar te Real Madridi, ai ka zgjuar interes konkret nga vetë Manchester City, i cili do ta mirëpriste një shkëmbim të mundshëm. Përveç kampionëve të Anglisë, situatën e francezit po e monitorojnë edhe Manchester United dhe Paris Saint-Germain, të cilët janë të gatshëm të plotësojnë kërkesat ekonomike të drejtuesve madrilenë.

Kërkesa për transferimin e Rodrit vjen drejtpërdrejt nga Mourinho, i cili gëzon mbështetjen e drejtuesve të klubit për të rindërtuar repartin e mesfushës. Trajneri portugez synon ta vendosë Rodrin në qendër të mesfushës përkrah Bernardo Silvës, i cili iu bashkua Real Madridit këtë verë si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Manchester Cityn./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi