Shpërndaje në: Legjenda Zinedine Zidane do ta drejtojë përfaqësuesen e Francës në futboll deri në vitin 2030. Prej kohësh është pritur që Zidane të zëvendësojë Didier Deschampsin dhe tashmë kjo është punë e kryer. Ka mbetur vetëm prezantimi nga federata franceze. Fokusi i Zidanet do të jetë tek Evropiani 2028 dhe Kupa e Botës 2030.
Franca ishte favorite për triumf në Botërorin e këtij viti. Por u ndal nga Spanja në gjysmëfinale. Zidane ka shkruar histori si lojtar me Francën. Si trajner ka punuar vetëm te Real Madridi. Dhe atë me sukses shumë të madh. 54-vjeçari për Francën i luajti 108 ndeshje dhe i realizoi 31 gola.
