24 vjeçarja, viktimë e aksidentit në Komoran

0%

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime trupore në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur sot rreth orës në rrugën nacionale Pejë–Prishtinë, në afërsi të Komoranit. Media mëson se viktima e këtij aksidenti është një vajzë 24-vjeçare.

Njësitë kompetente policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë duke zhvilluar hetimet për sqarimin e rrethanave të rastit. Policia e Kosovës ka apeluar te të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes.

Burimi: Bota Sot