Vdekja tragjike e tre shqiptarëve, sot ditë zie në Vushtrri

0%

Pas vdekjes në aksidentin tragjik të tre qytetarëve të saj, Komuna e Vushtrrisë e ka shpallur të martën ditë zie. Vendimi është marrë nga kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi.

“Me vendim të Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, dita e sotme është shpallur Ditë Zie në territorin e Komunës së Vushtrrisë, në shenjë nderimi dhe pikëllimi për humbjen tragjike të jetës së bashkëqytetarëve tanë, Ejup Tërnava, Cennet Tërnava dhe Fatmire Shabani. ”, thuhet në njoftimin e komunës së Vushtrrisë.

Sipas vendimit, obligohen të gjitha institucionet publike dhe subjektet afariste në Komunën e Vushtrrisë që, gjatë ditës së sotme, flamujt t’i vendosin në gjysmështizë. “Po ashtu, gjatë ditës së sotme pezullohen të gjitha aktivitetet politike, kulturore dhe sportive në Komunën e Vushtrrisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në këto momente të rënda, u shprehim ngushëllimet tona më të thella familjeve Tërnava dhe Shabani dhe bashkëndjejmë dhimbjen për këtë humbje të rën dë.”, thuhet tutje në njoftim.

Burimi: Bota Sot