Nafta me çmimin më të lartë që nga fillimi i majit

0%

Shpërndaje në: Çmimi i naftës në Kosovë ka mbërritur në vlerën më të lartë që prej fillimit të majit. Sot, 21 korrik, një litër naftë sipas vendimit të Ministrisë së Industrisë e Tregtisë, do të kushtojë maksimalisht 1.66 euro. Një litër benzinë kushton 1.47 euro, e gasi 60 centë. Deri tash, që prej 5 majit, një litër nuk ka kushtuar më shtrenjtë.

Atë kohë, një litër naftë kushtonte 1.67 euro. Një litër benzinë atë ditë kushtonte 1.52 euro, ndërsa gasi 81 centë. Prej asaj kohe e deri javën e shkuar, ishte në fuqi një armëpushim që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e arritën me Iranin. Armëpushimi bëri që nafta në bursë të kishte çmim më të ulët.

Por ditë më parë u rikthyen sulmet dhe u rimbyll Ngushtica e Hormuzit, që shërben si rrugë për 20 për qind të naftës në nivel bote. Çmimi i naftës nisi të ngrihej menjëherë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha