Dinamo e Ferizajt synon të jetë sa më e përforcuar për edicionin e ri. Kjo skuadër ka filluar të përforcohet duke e marrë futbollistin e Ferizajt, Mexhit Neziri. Lajmi bëhet i ditur nga FC Dinamo. “Dinamo Ferizaj ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin me përvojë, Mexhit Neziri, i cili ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin tonë, e vlefshme deri në vitin 2028.
Neziri i bashkohet klubit tonë pas një karriere të pasur në futbollin vendor dhe ndërkombëtar, ku ka qenë pjesë e klubeve të njohura si Shkëndija Tetovë, Dacia, Renova, Ventspils, Struga, Besa Dobri Dol dhe së fundmi FC Ferizaj.
Gjatë karrierës së tij ai ka fituar katër tituj kampioni të Superligës së Maqedonisë, me Shkëndijën në sezonet 2010/11 dhe 2020/21, si dhe me Strugën në sezonet 2022/23 dhe 2023/24. Gjithashtu, është fitues i Kupës së Maqedonisë me Shkëndijën në vitin 2011.
Me afrimin e Mexhit Nezirit, FC Dinamo Ferizaj shton në radhët e veta një futbollist me përvojë, cilësi dhe mentalitet fitues, i cili pritet të japë kontribut të rëndësishëm në realizimin e objektivave sportive të klubit”, njofton FC Ferizaj.
