Loja shpërblyese “Eksperti” për Kampionatin Botëror 2026, e organizuar nga Telegrafi, ka përfunduar me sukses pas gjashtë javësh të garës, duke shoqëruar adhuruesit e futbollit gjatë gjithë turneut më të madh të këtij sporti. Projekti interaktiv, i realizuar në partneritet me Heineken, u bë pjesë e përditshmërisë së mijëra tifozëve gjatë Botërorit 2026.
Gjatë kësaj periudhe u zhvilluan 104 ndeshje, ndërsa në platformë u regjistruan mbi 7.500 përdorues, të cilët realizuan më shumë se 700 mijë parashikime, duke e shndërruar “ Ekspertin ” në një nga projektet më të suksesshme interaktive të Telegrafit.
Përveç tri shpërblimeve kryesore të garës, gjatë gjashtë javëve të Kampionatit Botëror u shpërndanë edhe 18 shpërblimeve javore për pjesëmarrësit më të suksesshëm.
Pas përfundimit të të gjitha ndeshjeve të Botërorit, tashmë janë përcaktuar edhe fituesit e tri shpërblimeve kryesore 🥇 Lirimismajl11 (362 pikë)– iPhone 17 Pro Max 🥈 Armendlimani ( 358 pikë ) – Trotinet elektrik Segway 🥉 Ardian94 ( 350 pikë ) – PlayStation 5 Në ditët në vijim, Telegrafi do të organizojë ceremoninë përmbyllëse të projektit “Eksperti”, ku fituesve do t’u dorëzohen zyrtarisht shpërblimet kryesore.
Të tre fituesit tashmë janë kontaktuar nga redaksia e sportit. Telegrafi falënderon të gjithë pjesëmarrësit për besimin, angazhimin dhe pasionin e treguar gjatë gjithë Kampionatit Botëror 2026, si dhe Heinekenin për mbështetjen dhe partneritetin në realizimin e këtij projekti. Por “Eksperti” nuk përfundon këtu.
Me nisjen e kampionateve kryesore evropiane dhe Ligës së Kampionëve, platforma do të rikthehet sërish me parashikime, sfida dhe shpërblime të reja për të gjithë adhuruesit e futbollit. “Eksperti” dëshmoi edhe një herë se pasioni për futbollin dhe konkurrenca e shëndetshme mund të bashkojnë mijëra tifozë në një platformë të vetme.
