Nafta “fluturon” sërish në Kosovë, çmimi arrin 1.66 euro për litër

0%

Çmimi i naftës në Kosovë ka shënuar një tjetër rritje, duke vazhduar trendin e shtrenjtimit të derivateve gjatë ditëve të fundit. Sipas vendimit të publikuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT), çmimi maksimal i lejuar për naftën (dizelin) për datën është 1.66 euro për litër. Kjo paraqet një rritje prej 2 centësh krahasuar me ditën paraprake.

Ndërkohë, çmimi maksimal i benzinës është përcaktuar në 1.47 euro për litër, ndërsa gazi do të shitet deri në 0.60 euro për litër. Rritja e vazhdueshme e çmimeve të karburanteve po ndikon drejtpërdrejt te konsumatorët dhe bizneset, ndërsa qytetarët po përballen me kosto më të larta për transportin dhe shërbimet e lidhura me energjinë.

Autoritetet publikojnë çdo ditë çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve në tregun e Kosovës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com